Skuadra shqiptare Shkupi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 në konak të Skopjes.
Shkupi po e merr veten pas eliminimit nga Conference League, nga skuadra e Ballkanit të Therandës.
Golat i realizuan Hamidi (4') e Danfa (90').
Struga Trim Lum kryeson me 12 pikë pas katër jave në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, pasojnë Sileksi 8, Bregallnica 7, Shkëndija 7, Shkupi 6, Akademia Pandev 4, Tikveshi 4, Makedonja GP 3, Rabotniçki 3, Skopje 0 dhe Pobeda 0 pikë.