Gotze shënon golin e parë pas rikthimit në Bundesliga!
Mario Gotze ka gjetur më në fund rrugën e rrjetës pas rikthimit në Bundesliga, në ndeshjen mes Werder Bremen dhe Frankfurtit.
Gjermani gjeti golin e avantazhit momental për miqtë në minutën e dytë të sfidës me një goditje potente nga jashtë zone që mposhti portierin e Werder.
Vendasit më pas reaguan duke kthyer rezultatin i cili për momentin është I ndalur në shifrat 2-1.