Winterthur pësoi humbje të thellë si vendas, me rezultat 5:1 nga Young Boys, në takimin e javës së 6-të të Kampionatit të Zvicrës.
Për Winterthurin u paraqitën standardë Eris Abedini, kapiteni Granit Lekaj, Samir Ramizi dhe për Young Boysin Donat Rrudhani.
Hekuran Kryeziu u fut në lojë në minutën e 46-të në vend të Abedinit dhe Rrudhani u zëvendësua në atë të 63-tën.
Florian Kamberi futet në lojë në minutën e 74-të në radhët e Winterthurit.
Lekaj ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 86-të.
Kastrioti Imeri aktivizohet nga minuta e 74-të për Young Boysin.
Rrudhani asistoi në golin e parë të Young Boysin.
Për Winterthur realizoi Buess (3'-nga penalltia) dhe për Young Boys-in shënuan Meschack (17'), Nsame (50'), Ugrinic (52'), Itten (69' e 77').
Young Boysin kryeson me 14 pikë dhe Winterthur është në pozitën e nëntë me 2 sosh.