Prishtina e pamposhtur, merr tre pikë në “Zahir Pajaziti”

Futboll

Prishtina e pamposhtur, merr tre pikë në “Zahir Pajaziti”

Nga: K. G. Më: 28 gusht 2022 Në ora: 18:56
Pamje nga ndeshja

Prishtina po tregon klasin e saj me kryetrajneri e ri Ismet Munishi. 

Bardhekaltrit shënojnë fitore me rezultat 2:1 ndaj Llapit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Prishtina ka një ndeshje me pak, ndërsa tri i ka zhvilluar në udhëtim dhe ka fituar 7 pikë nga 9 të mundshme.

Në minutën e 14-të, Kreshnik Uka shënon nga penalltia për 0:1. 

Në pjesën e dytë, Endrit Krasniqi shënoi për 0:2 në minutën e 59-të.

Ndeshja bëhet edhe më interesante kur llapjanët realizuan në minutën e 75-të. 

Trimror Selimi realizoi por nuk iu mjaftoi për të përmbysur rezultatin e skuadrës së trofeshme.

Pas javës së katërt, Prishtina renditet në vend të dytë me 7 pikë por ka tre pikë më pak se lideri Gjilani dhe Llapi bie në vend të katërt me 4 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat