Prenga dhe Doka e nisin si titullarë kundër Ferencvarosit, mbrojtësi i Kombëtares gjen golin e vetëm për Honvedin
Honvedi ku aktivizohet dy lojtarët e Kombëtares Herdi Prenga dhe Albi Doka është mposhtur në ndeshjen e ditës së sotme kundër Ferncvarosit me rezultatin 3-1.
Dy futbollistët kuqezi e nisën si titullarë sfidën, ku mbrojtësi arriti të gjente dhe rrugën e rrjetës duke shënuar golin e nderit për skuadrën e tij në fundin e sfidës.
Prenga arriti të realizonte me kokë pas një harkimi në zonë në minutën e 96-të të sfidës duke vulosur rezultatin final 3:1.