Tani është zyrtare: Andrea Belotti është lojtar i Romës. Ky është njoftimi për shtyp nga klubi verdhekuq: “AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë nenshkrimin me Andrea Belotti. 28-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2023, me opsion rinovimi për dy sezone pas ndodhjes së kushteve të caktuara sportive”.
Lojtari i ri i Romës, Andrea Belotti, ka lëshuar fjalët e para në faqen zyrtare të klubit verdhekuq: “Ambiciet dhe rritja e Romës shihen nga te gjithe dhe kanë ushtruar një sharm të jashtëzakonshëm tek unë.
Në këtë pikë të karrierës sime. dua të vazhdoj të përmirësohem, ditë pas dite, dhe jam i lumtur që mund ta bëj me këtë fanellë të re. Tani mezi pres të dëgjoj himnin në stadium, para tifozëve tanë.”
Belotti do te fitoje rreth 3 mln euro ne sezon ndersa sigurisht qe komisioni per agjentin e tij eshte i vogel duke qene se kishte mberritur ne fund te merkatos thuajse. Sulmuesi italian ka refuzuar te gjitha ofertat e tjera.