Fiorentina dhe Napoli nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në duelin e luajtur në Firenze.
Skuadra e Spalletit edhe pse vinte nga një formë shumë e mirë, nuk mundi të kalonte ekipin vjollcë.
Ishte një ndeshje intensive me mundësi shënimi në të dyja portat, me napolitanët që ju afruan më shumë golit në pjesën e parë, por që do të ndaleshin nga një Gollini në formë shumë të mirë.
Rrahmani ishte në fushë gjatë gjithë ndeshjes, duke bërë një paraqitje shumë të mirë. Napoli ngjitet në ekipet e kreut me 7 pikë pas 3 javësh, ndërkohë që Fiorentina ka 5 pikë.