Ndeshja Prishtina - Drita sërish është shtyrë, ka njoftuar Prishtina.
"Ndeshja e xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës, FC Prishtina - Drita është shtyrë për herë të dytë.
Derisa herën e parë shtyrja erdhi për shkak të ndeshjes Ballkani - Shkupi, e cila u zhvillua të enjten e kaluar në Ligën e Konferencës në stadiumin tonë, "Fadil Vokrri", sfida e planifikuar për të enjten që vjen është shtyrë për shkak se luan Përfaqësuesja e Kosovës (femrat).
Për datën e re të zhvillimit të këtij takimi do të njoftoheni me kohë pasi që të vendosë Komisioni i Garave", ka komunikuar klubi kryeqytetas.