Shpallet “Ylli i javës” nga xhiro e katërt e Superligës së Kosovës

Futboll

Shpallet “Ylli i javës” nga xhiro e katërt e Superligës së Kosovës

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 12:53
Endrit Krasniqi

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Çmimi i më të mirit në javën e katërt i ka takuar futbollistit të FC Prishtina, Endrit Krasniqi. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Arben Zeqiri nga KFV Gjilani, Fatmir Mehmeti nga KFV Drita dhe Rifat Nasufi nga KFV KEK-u.

Komisioni vlerësoi se Endrit Krasniqi me lojën e shfaqur kundër Llapit ishte më i merituar për fitoren e FC Prishtina , me rezultat 2:1 në “Zahir Pajaziti”. Ai fillimisht nxori penallti në minutën e 13-të, të cilën në gol e shndërroi Kreshnik Uka, derisa më pas në minutën e 58-të shënoi golin që e vulosi fitoren e bardhekaltërve.

Endrit Krasniqi këtë çmim ia ka dedikuar krejt ekipit. “Besoj që ky çmim është meritë e gjithë skuadrës, por natyrisht edhe e imja. Si unë personalisht, ashtu edhe i gjithë ekipi patëm paraqitje shumë të mirë në ndeshjen me Llapin, por në të njëjtin nivel kemi luajtur edhe në të ndeshjet e deritanishme. Mendoj që në Prishtinë është duke u bërë një organizim shumë i mirë dhe kjo na jep shpresë që të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe t'i marrim ndeshjet një nga një”, ka theksuar Krasniqi pas marrjes së këtij çmimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat