Vetëm zyrtarizimi mungon, Dubravka në United

Futboll

Vetëm zyrtarizimi mungon, Dubravka në United

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 20:29
Martin Dubravka 

Manchester United është në rrugën e duhur për ta transferuar portierin e Newcastle United, Martin Dubravka 

Sipas gazetarit të njohur të transfereve, Fabrizio Romano, Dubravka pritet që të zyrtarizohet shumë shpejt si lojtarë i Djajve të Kuq. 

“Ekskluzive: Manchester United do të nënshkruajnë me Martin Dubravka, punë e krye! Marrëveshja e plotë është arritur, huazim me opsion blerjen 5 milionë funte. Marrëveshje e arritur edhe me portierin edhe me Newcastle”, thuhet në këtë postim. 

Dubravka do të udhëtojë sonte për në Manchester. Nesër pritet që t’i kryejë testet mjekësore. Ai do të jetë portier i dytë i Djajve të Kuq dhe zyrtarizimi i tij mund të bëhet në të njëjtën ditë me Antony.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat