Klubi kryeqytetas pret muajin janar për të nisur tratativat

Futboll

Klubi kryeqytetas pret muajin janar për të nisur tratativat

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 10:08
Klubi kryeqytetas pret muajin janar për të nisur tratativat

N’golo Kante është në vitin e fundit të kontratës së tij me Chelsean teksa në klubin londinez ende nuk janë të sigurt nëse duhet të rinovojnë me mesfushorin apo jo.

Gjithçka lidhet me problemet fizike dhe moshën e francezit teksa në dy sezonet e fundit, Kante ka vuajtur jo pak dëmtimet duke humbur ndeshje të rëndësishme të skuadrës.

Së fundmi, edhe vetë tekniku Thomas Tuchel u shpreh se nuk mund të flas me qartësi për të ardhmen e lojtarit pasi duhet marrë në konsideratë gjendja fizike e mesfushorit. Megjithatë, sa i takon, Kante nuk kanë dyshime te PSG. Kryeqytetasit prej disa sezonesh mendojnë të transferojnë futbollistin, e duket se sezoni i ardhshëm mund të jetë i duhuri teksa edhe tekniku Galtier ka dhënë miratimin mbi këtë lëvizje të klubit.

Nëse Kante nuk arrin një marrëveshje me Chelsean për rinovimin e kontratës deri në muajin janar, atëherë 31-vjeçari mund të nisë negociatat me një klub tjetër dhe PSG është “pas derës” për të përforcuar organikën me një lojtar që në kushtet e duhura fizike është nga më të mirët në rolin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat