Matajs de Ligt është shfaqur shumë i emocionuar në festën e përvitshme që klubi i Bajernit zhvillon në prag të eventit “Oktoberfest”.
“E dija më përpara se të firmosja me Bajernin, me çfarë përkon tradita e ‘Okoberfest’, ishte diçka shumë e veçantë të vishja uniformën tradicionale të Bavarisë”.
De Ligt u ndal gjithashtu edhe te shembulli i duhur që do dëshironte të ndiqte:
“Hapat e lojtarit që unë dua të ndjek në Bayern është Arjan Roben. Është një legjendë e Bajernit, dua të ec në gjurmët e tij”. 23-vjeçari shprehu dëshirën edhe për sezonin e ri:
“Dua të fitoj gjithçka me Bajernin, kjo është e vetmja dëshirë që kam në aspektin profesional”.