Në futbollin tonë vazhdon të jetë prezent racizmi.
Futbollisti i Drenicës, Shkëlzen Lushtaku ka qenë protagonist i ndeshjes ndërmjet ekipit të tij ndaj Gjilanit.
Kapiteni drenicas e ka fyer në fakt në baza raciste futbollistin e gjilanasve, Elton Cale.
Mbrojtësi drenicas fyen futbollistin kundërshtar, me ç’rast një tifoz i reagoi atij duke e mbrojtur lojtarin brazilian.
Për këtë gjest aspak sportiv, Lushtaku është gjobitur nga klubi i tij me 400 euro nga klubi i tij, Drenica, e cila ndër të tjera e ka lëshuar një komunikatë për media.
Ndërsa, ndaj fyerjes raciste të tij ka reaguar edhe klubi i Gjilanit, i cili kërkon dënimin e Lushtakut, derisa ka treguar se për këtë është ankuar edhe në UEFA.