Maliki rikthehet në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Maliki rikthehet në Maqedoninë e Veriut

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 14:00
Maliki

Edis Maliki do të rikthehet në Maqedoninë e Veriut, pasi zgjidhi kontratën me Dinamon e rënë në Kategorinë e Parë. Supersport mëson se mbrojtësi i krahut të djathtë do të zyrtarizohet te Struga, që kryeson kampionatin në shtetin fqinj.

Maliki e ka arritur marrëveshjen dhe pritet që të nënshkruajë dhe më pas klubi strugan do të dalë edhe me njoftimin zyrtar. Mbrojtësi kishte disa oferta gjatë kësaj periudhe, por Struga e bindi më së tepërmi.

Ndikim ka pasur edhe ecuria e Strugës në javët e para në Maqedoninë e Veriut. Maliki më parë është aktivizuar me Rabotnickin dhe Shkupin, ndërsa në Superiore ka veshur fanellën e Kukësit para Dinamos.

Për një sezon mbrojtësi është aktivizuar edhe në Kroaci, te Lokomotiva Zagreb, ku u aktivizua në katër ndeshje në kampionat. Një dëmtim e penalizoi atë dhe e riktheu në Shqipëri, kurse tani është gati për aventurën e re me Strugën..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat