​Prishtina ndez derbin ndaj Ballkanit, fton tifozët për pjesëmarrje masive në stadium

Futboll

​Prishtina ndez derbin ndaj Ballkanit, fton tifozët për pjesëmarrje masive në stadium

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Xhiro e pestë e Superligës së Kosovës në futboll do të zhvillohet më 1 dhe 4 shtator, përkatësisht në fundjavën që po vjen.

Kjo javë sjellë dy derbi të mëdhenj , me të parin që zhvillohet të shtunën në Gjilan ndërmjet Dritës dhe Llapit.

Kryendeshja do të zhvillohet të dilën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00 ku do të ballafaqohen Prishtina dhe Ballkani.

Për këtë ndeshje, klubi nga kryeqyteti ka kërkuar mbështetje sa më të madhe nga ana e tifozëve të cilët i ka ftuar përmes një thirrje në “Facebook”.

“E diel, FC Prishtina - FC Ballkani. S'ka arsye për mungesa! Krejt Prishtina n'stadium.”, ka shkruar Prishtina në faqen zyrtare.

Prishtina është në vendin e dytë me shtatë pikë, kurse Ballkani i treti me gjashtë pikë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat