Hector Bellerin vazhdon ta dëshirojë kalimin te Barcelona.
Mbrojtësi spanjoll, Bellerin, i cili mbulon krahun e djathtë të mbrojtjes, tash e sa javë lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona.
Sipas raportimeve të Helena Condis nga ‘COPE’, lojtari do ta pres thirrjen e Barcës deri në ditën e fundit të merkatos.
Sot pritet të jetë dita vendimtare për të kuptuar nëse klubi do të tentojë finalizimin e operacionit ose jo.
Në maj, ishte një ‘JO’. Tani, ata i kanë dhënë lojtarit disa opsione.
Pritet telefonata e Matheu Alemany për të qartësuar gjithçka sa i përket të ardhmes së Bellerin.