Weston McKennie e ka shpërblyer veten për ditëlindje.
Futbollisti ofanziv i mbushi 24 vjet më 28 gusht dhe pikërisht në këtë datë u bë me veturë të re dhe luksoze.
Lojtari amerikan në fakt e ka blerë një veturë të tipit Lamborghini Huracan, i vili vlen 195 mijë euro.
Motori i tij është 640 CV, i cili mund ta arrijë shpejtësinë deri në 325 km/h dhe mund të shkojë prej 0 deri në 100 km/h për 2,79 sekonda.
Sulmuesi i Juves është filmuar nga një mik i tij derisa po e merrte veturën për herë të parë pasi e bleu atë.
Dhe, përfaqësuesi amerikan është dashuruar menjëherë me automjetin e tij të ri.