Erzeni vazhdon të punojë fuqishëm për afrime të reja, ndonëse ndodhemi në ditët e fundit të merkatos të verës.
Në një postim në rrjetet sociale, shijakasit kanë zyrtarizuar afrimin Xhelil Asanit, duke e rikthyer mbrojtësin në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Bylisit.
“Klubi i Futbollit Erzeni ka arritur të nënshkruaj me mbrojtësin anësor Xhelil Asani, i cili pritet të jetë një vlerë e shtuar në repartin e prapavijës. I lindur në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut, Asani do të rikthehet pas gjashtë vitesh në Superiore, pas disa eksperiencash në Maltë, Bjellorusi, Maqedoninë e Veriut, Ubzekistan, Bosnjë Hercegovinë, Rusi dhe Amerikë.
Mbrojtësi i majtë, 26-vjeçar ka luajtur për këto ekipe, Vëllazërimi, Bylisi, Metalrg, Skopje, Pembroke, Torpedo Zhodino, Shkëndija e Tetovës, Mash’al, Mladost Kakanj, SKA Khabarovsk, Pitssburgh, Rudar Prijedor.”-shkruan Erzeni.