Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar me Nicholas Abbott, ambasador britanik në Kosovë.
Ademi e ka njoftuar ambasadorin për rrjedhat e futbollit në përgjithësi të Kosovës.
“E falënderova për bashkëpunimin e vazhdueshëm!”, ka shkruar mes të tjera Ademi në profilin e tij në facebook.
Duhet theksuar se Ademi tërë fokusin tash e ka të ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.