Juventusi do të përballet ditën e nesërme ndaj Specias në sfidën e tyre të radhës në Serinë A.
Përpara kësaj ndeshje ka folur dhe trajneri i bardhezinjve, Masimiliano Alegri i cili ka komentuar pikët që bardhezinjtë kanë humbur në këtë start të sezonit dhe rikthimet për ndeshjen e nesërme.
“Nesër do të jetë një tjetër ndeshje e rëndësishme ku do të kërkojmë maksimumin për të marrë tre pikët. Nuk me vjen mirë kur mendoj dy ndeshjet e fundit sepse me paraqitjen që kemi dhënë në fushë mendoj se kemi lënë katër pikë rrugës.
Nga infermieria kemi lajme të mira sepse për ndeshjen e nesërme rikthehen Di Maria dhe Faxhioli.
Nesër ka mundësi që nga minuta e parë të luajnë si Milik ashtu si dhe Vlahoviç.”, u shpreh Alegri.