Mesfushori 24-vjeçar Blendi Idrizi do të luajë për Jahn Regensburg për pjesën e mbetur të sezonit 2022/23.
Lojtari që ka pesë paraqitje për Kosovën është huazuar për një sezon nga Schalke 04 që së fundmi është promovuar në Bundesligë.
Idrizi tashmë e njeh Bundesligën 2 nga FC Schalke 04, për të cilin luan që nga janari i vitit 2020.
Përveç tri paraqitjeve në Bundesligë për klubin nga Gelsenkirchen, ai luajti 22 ndeshje në divizionin e dytë sezonin e kaluar dhe dha kontributin e tij në rikthimin në Bundesligë me një gol dhe katër asistime.
“Jam i lumtur që jam këtu dhe tani dua të filloj sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Idrizi.