Interi fiton 3-1 ndaj Cremoneses, parakalon në renditje Milanin

Futboll

Interi fiton 3-1 ndaj Cremoneses, parakalon në renditje Milanin

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Interi ka fituar me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së katërt të Serie A.

Ndeshja në “Giuseppe Meazza” foli tërësisht në të mirë të “Zikaltërve” që dominuan lojën.

Ishin Correa (13’), Barrella (38’) dhe Lautaro (76’) që shënuan për skuadrën e Inzaghit, ndërsa për mysafirët golin e nderit e shënoi Okereke në minutën e 90’.

Ky triumf e rendit Interin në pozitën e dytë, me një pikë më pak se Roma kryesuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat