Nuk do të jetë e largët dita kur Partizani t’i luajë ndeshjet si ekip pritës në stadiumin e vet.
Në shtëpinë e re të “demave” vijojnë punimet për kompletimin e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e ndeshjeve me praninë e publikut.
“Tashmë ka nisur edhe vendosja e stolave, që i japin ngjyrat tradicionale impiantit të ri modern.
Një projekt gjigant, i cili gradualisht po merr formë dhe shumë shpejt do të mirëpresë ndeshjet e “Demave të Kuq”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.