Mario Baloteli është gati të lërë Turqinë në orët e fundit të merkatos!
Sherri me trajnerin Vinçenco Montelën po e largon sulmuesin italian nga toka turke, teksa ka një pistë surprizë për të vazhduar karrierën e tij.
Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, ish-sulmuesi i Interit dhe i Milanit pritet të lërë Adana Demirsporin për tu transferuar në Zvicër te skuadra e Sion, ekip që është aktivizuar më parë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani.
Kjo e fundit ka mposhtur konkurrencën e AEK-ut të Athinës dhe kjo tratativë do të mbyllet gjatë orëve në vijim duke kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën në kontratë me klubin e tij të ri.
Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Adana Demirsporit në Superligën e Turqisë, sulmuesi 32-vjeçar është aktivizuar në vetëm dy ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar asnjëherë.