Bukayo Saka e ka bërë të qartë se është shumë i lumtur në Arsenal dhe ka lënë të kuptohet se është afër nënshkrimit të një kontrate të re me “Topçinjtë”.
Saka i është përgjigjur komenteve të bëra më herët nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta për të ardhmen e tij në klub.
Arteta ka thënë se është “shumë i sigurt” se Saka do të mbetet me “Topçinjtë” dhe shtoi se “tani është për ta vendosur atë në një copë letër”.
“Po, e ndaj besimin e tij”, tha ai.
“Ndjej vërtet dashurinë nga bashkëlojtarët e mi, trajnerët dhe tifozët gjithashtu”.
Saka foli edhe për marrëdhënien me trajnerin e tij. “Ndjehem sikur ai është gjithmonë aty për mua,” shpjegoi ai. “Ai e di se kur të flasë me mua, nuk është shumë, por nuk është shumë pak dhe këshillat e ndryshme që më jep janë të veçanta dhe kjo bën një ndryshim të madh.”
Saka është bërë pjesë integrale e skuadrës së Arsenalit dhe ishte golashënuesi më i mirë i ‘Topçinjve” sezonin e kaluar me 12 gola të regjistruara.
Reprezentuesi anglez është në dy vjetët e fundit të kontratës së tij aktuale me “Gunners” dhe Arteta do të jetë i etur për të siguruar të ardhmen e tij afatgjatë në stadiumin “Emirates” për të shmangur interesimin nga klube si Manchester City dhe Liverpooli.
Bukayo Saka është lojtari më i ri i Arsenalit që ka shënuar dhe asistuar në një derbi të Londrës veriore.