Sulmuesi francez, Antoine Grizmann nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Atletico Madridi.
Kështu ka bërë të ditur e përditshmja franceze “L’Equipe”.
Francezi preferon të qëndrojë në skuadrën e madridit, por nuk dëshiron të jetë “skllav” i marrëveshjes së arritur nga drejtuesit e klubit madrilen me Barçën një vit më parë.
Sulmuesi dëshiron që situata e tij të zgjidhet para se të mbyllet merkatoja dhe sipas “L'Équipe”, ai nuk përjashton largimin nga Atlético de Madrid në minutën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Prioriteti i tij është të vazhdojë të mbrojë fanellën bardhekuq, por është e qartë se klauzola e famshme e blerjes e detyrueshme prej 40 milionë eurosh i shkakton shqetësim për pasojat që po ia sjell, pasi ka qenë zëvendësues në tre ndeshjet fillestare në La Liga.
Futbollisti 31-vjeçar shpreson që të dyja klubet të arrijnë një marrëveshje për të ulur shifrën e transfertave që do të aktivizohet më 30 qershor në rast se deri atëherë lojtari ka luajtur 50% të ndeshjeve në ato që janë në dispozicion.
Kanë mbetur më pak se 48 orë para mbylljes së tregut të transferimeve dhe mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e francezit në sezonin e ri.