Në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, nga ora 16 kanë filluar pesë përballje.
Ekipi i Strugës që kryeson tabelën me 12 pikë nga katër ndeshjet e para në përballjen me Sileksin e cila është e dyta në tabelë me 8 pikë kërkon fitoren e pestë me radhë për tu shkëputur 7 pikë nga vendi i dytë.
Kampioni aktual Shkupi që ka zhvilluar vetëm dy ndeshje, po përballet me Pobedën e cila renditet e fundit në tabele me tri humbje.
Derbi i Shkupit po zhvillohet mes Maqedonia Gjorçe Petrovit dhe Rabotniçkit. Të dyja skuadrat kanë nga një fitore.
Akademija Pandevi po përballet me ekipin e Skopjes, ndërsa kuqezinjtë e Shkëndijës nga Tetova si mysafirë po zhvillojnë ndeshje me Tikveshin.