Skuadra e Kukësit ka njoftuar goditjen më të fundit në këtë merkato vere. Bëhet fjalë për Jorgo Meksin, i cili vjen nga skuadra e Skënderbeut. 27-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën verilindore dhe pritet të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Gega.
"Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi i djathtë Jorgo Meksi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Meksi firmosur me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës sonë.
27 vjeçari Meksi vjen te Kukësi nga ekipi i Skënderbeut, ku ka luajtur në Kategorinë Superiore, teksa në të shkuarën ka qenë pjesë edhe e ekipit të Panionios e Ilisiakos në Greqi.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Jorgo Meksi dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Jorgo!
Skeda e Lojtarit:
Emri: Jorgo Meksi
Mosha: 27 vjeç
Gjatësia: 1.72 m
Kombësia: Shqiptar
Pozicioni: Mbrojtës i djathtë", njofton Kukësi.