Morina suspendohet për dy ndeshje

Futboll

Morina suspendohet për dy ndeshje

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 15:04
Morina

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 31.08.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së katërt të Albi Mall Superligës , xhiros së dytë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B si dhe xhiros së parë të Superligës së Juniorëve, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive  mori këto:

"Zyrtari i  FC ”Drita” Fatos Ramadani nr ID. 01234M89.  Në minutën 90 ofendoi kryetrajnerin e KF ”Ferizaj” Arbnor Morina , me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mosushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Kryetrajneri i KF ”Ferizaj” Arbnor Morina nr ID.001903M64. Në minutën 90 ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes, me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mosushtrim të detyrës  sipas radhës organizuar nga FFK.

Ndihmëstrajneri i KF ”Trepça 89 ” Seid Onbashi nr ID . 010335M82. Shan dhe ofendon gjyqtarët e ndeshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Seid Onbashi ishte ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e fundit të pjesës së parë. Delegati i ndeshjes kishte kërkuar nga ai deklaratë me shkrim, por që  kishte refuzuar kategorikisht. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani-Trepça’89 . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mosushtrim të detyrës  sipas radhës organizuar nga FFK.

Futbollisti i  ”Ramiz Sadiku ”,  Erduan Ibrahimi me nr fanele 11 dhe nr  ID.001218M02. Ndërhyrje e rrezikshme në lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Flamurtari-Ramiz Sadiku. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Futbollisti i FC “Drita “ Xhent Gerbovci , me nr te faneles 3 dhe nr ID  008578M04. Në ndeshjen e Superligës së Juniorëve KF 2 Korriku – FC Drita  në min 81 ndëshkohet me karton të kuq direkt. (Sharje ndaj lojtarit kundershtar). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Futbollsiti i KF “A&N” Florent Bytyqi me nr  1 dhe nr ID  026171M05. Ne ndëshjen e Superligës së Juniorëve KF “A&N” – KF” Keku” , në min 32 te takimit (Lojë me dorë jashtë zonës 16m  ). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Futbollistja e KFF “ Bazeli” Kosovare Shora me nr fanel 9 dhe nr ID 00219F99. Në ndeshjen e xhiros së parë të Superligës së femrave KFF “ Bazeli”-KFF “Epp Comm” zhvilluar me 28.08.2022 në Stagovë , në min 71 ndëshkohet me karton të kuq. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK", - njofton Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetar: Metë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat