Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zhvilluar takim me kombëtaren e vajzave, përpara ndeshjes kundër Polonisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Duka shkruan se përfaqësuesja jonë do të tregojë personalitet dhe profesionalizëm në fushën e lojës.
“Sot i dhashë mbështetjen maksimale vajzave tona të talentuara e të mrekullueshme të Kombëtares së për ndeshjen që do të luajnë në “Elbasan Arena” ditën e nesërme në 1 shtator kundër Polonisë.
Jam besimplotë se me pasion, dashuri, përkushtim e vëmendje maksimale ne lojë, Kombëtarja jonë do të tregojë vlerat e saj më të mira.
I garantova vajzat se mbështetja e pakursyer e FSHF-së dhe imja personalisht do të jetë e vazhdueshme dhe në çdo kohë.
Këto vajza janë modeli i profesionalizmit, rritjes së vazhdueshme dhe krijimit të një standarti që jam i sigurt se do të vijë gjithmonë duke u ngritur. Për këtë ka punuar me profesionalizëm trajneri Grima dhe stafi i tij, për të cilët kam falenderim të veçantë .
Suksese vajzave të kombëtares arbërore!”-shkruan kreu i FSHF-së.