Cardinale: Qëllimi ynë, të jemi në krye të Europës

Futboll

Cardinale: Qëllimi ynë, të jemi në krye të Europës

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 15:56
Cardinale

RedBird Capital Partners (“RedBird”) njoftoi sot se ka përfunduar blerjen e klubit të Milanit për 1.2 miliardë euro.

Pas disa muajsh tratativa mes palëve në fund është arritur akordi dhe grupi Elliott ka vendosur që ta shesë klubin e “Djallit” te RedBird.

Në një njoftim në faqen zyrtare të klubit shkruhet: “Si pronar i ri i Milan, RedBird do të vazhdojë të investojë në të gjitha fushat kyçe për promovimin e interesave sportive dhe komerciale të klubit, bazuar në rezultatet e arritura sezonin e kaluar, duke kulmuar me fitoren e kampionatit të Serisë A.

Përvoja e RedBird në menaxhimin dhe ndërtimin e aktiviteteve sportive globale do të sigurojë që momenti aktual të marrë më shumë energji në kapitullin tjetër të historisë legjendare të AC Milan.”

Ndërsa Gerry Cardinale, themeluesi i RedBird, tha: “Vizioni ynë për AC Milan është i qartë, ne do të mbështesim lojtarët tanë të talentuar, trajnerët dhe stafin në përpjekjet e tyre për të arritur sukses në fushë. Ne do të sigurohemi që të shfrytëzojmë rrjetin tonë global të sporteve dhe mediave, përvojën tonë në mbledhjen dhe analizën e të dhënave, historinë tonë në zhvillimin e stadiumeve dhe mikpritjen për të arritur një qëllim, të mbajmë AC Milan në krye të Evropës dhe futbolli botëror”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat