Nicolo Rovella tashmë është lojtar i Monzas. 20-vjeçari do të kalojë te Monza në formë huazimi nga Juventus.
Negociatat mes palëve kishin javë që kishin nisur, por Juve nuk dëshironte që të lejonte largimin e 20-vjeçarit pa siguruar më parë afrimin e Leandro Paredes nga Paris Saint-Germain.
Mesfushori ka kontratë deri në 2024-ën me “Zonjën e Vjetër”, megjithatë duke mos pasur hapësira këtë sezon do të luajë për Monzën.
Në këtë sezon Rovella ka luajtur në tre takime me Juventus, ndërsa tashmë do të veshë një tjetër fanellë.