Mesfushori i kombëtares gjermane, Julian Draksler, duket se e ka zgjedhur se ku do të vazhdojë të ardhmen e tij.
Siç raporton media portugeze “Record”, gjermani do të bashkohet me Benfikën.
Klubi portugez dhe PSG kanë arritur një akord me njëri-tjetrin dhe duket se kampionët e Francës duan që ky operacion të mbyllet sa më shpejtë.
Draksler prej kohësh ka kërkuar për një tjetër skuadër, pasi hapësirat e tij te PSG-ja ishin të pakta dhe ai me ngulm kërkon të jetë pjesë e Botërorit të Katarit.