Shkëndija e Tetovës tregon fuqinë në Kavadar, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 Tikveshit, në ndeshjen e javës së pestë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Kuqezinjtë treguan angazhim të madh dhe importuan tre pikë, duke treguar se janë kandidat serioz në luftë për titullin e kampionit.
Për Tikveshin shënoi futbollisti Spahiu (19′) dhe për Shkëndijen Hasani (22), Dita (42’) dhe Doriev (58’).
Shkëndija ngritët në vend të dytë me 10 pikë dhe Tikveshi është i teti me 4 sosh.