Skuadra shqiptare, Struga Trim Lum, nuk i ndahet fitoreve, regjistron të pestën rresht në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Struga e mposhti me rezultat 2:1 Sileksin e Kratovës, në ndeshjen që u zhvillua në Strugë.
Struganët edhe pse me një lojtar me pak nga minuta e 74-të, Ilieski u përjashtua pas kartonëve të verdhë, megjithatë ia dolën të fitojnë derbin e javës së pestë.
Besart Ibraimi (31’) e Bunjamin (82’) shënuan për fitoren e liderit të kampionatit dhe për mysafirët Ristovski (72’).
Struga kryeson me 15 pikë; duke lënë pas Shkëndijen me 10, Sileksin, Shkupin 7 pikë etj.