Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, zhgënjeu para shikuesve të vet, duke luajtur baras (1:1) me Pobedën e Prilepit.
Pak kush ka pritur që Pobeda do të kthehet me një pikë, duke pasur parasysh edhe krizën që po kalon me rezultate.
Shkupi ngeci si vendas, duke mos i mjaftuar as goli që realizoi në minutën e 81-të përmes Cefas.
Pas tre minutave (84') mysafirët barazuan rezultatin 1:1 me golin e Gallevskit. Shkupi renditet në vend të katër me 7 pikë dhe Pobeda në fund me 2 sosh pas 5 jave.