Fundi i merkatos, Ten Hag konfirmon situatën e Ronaldos

Futboll

Fundi i merkatos, Ten Hag konfirmon situatën e Ronaldos

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 18:15
Ten Hag

Gjiganti anglez, Manchester United, nuk pritet që të jetë aktiv në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferimeve, pasi që arriti marrëveshje për Antonyn dhe Martin Dubravkan.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag insistoi që ende nuk janë kompletuar disa dokumente sa i përket transferimit të Antonyt, ndërsa tha se ylli brazilian dhe portieri Dubravka do ta mbyllin merkaton verore të klubit.

Ndërsa Ten Hag specifikoi një aspekt cilësie mbi sasinë për merkaton e tij, ai shpjegoi pse dëshira e tij për një lojë me intensitet të lartë e bëri të nevojshme të transferonte më shumë lojtarë.

"Në departamentin e sulmit ne duhet të forcojmë skuadrën tonë," u tha Ten Hag gazetarëve përpara transferimit të Antonyt.

“Kemi shumë ndeshje për të mbuluar, tani e tutje ne do të luajmë tre ndeshje në javë. Sidomos për lojtarët sulmues, ata lodhen më shpejt sepse duhet të vrapojnë më shumë dhe të vrapojnë me intensitet më të lartë. Ne kemi nevojë për lojtarë aty, nuk kemi nevojë vetëm për sasi, por për cilësi”, shtoi trajneri i United.

Dy lojtarë që nuk do të largohen nga United në ditën e fundit janë Aaron Wan-Bissaka dhe Cristiano Ronaldo, pavarësisht raportimeve për largime nga “Old Trafford”.

"Sigurisht, Wan-Bissaka do të qëndrojë këtu", tha Ten Hag. “Pra, kjo skuadër do të jetë nga shtatori në minimum deri në janar, por ne do të luajmë me këtë skuadër gjatë këtij sezoni”, shtoi ai.

Sa i përket qëndrimit të Ronaldos, ai këmbënguli se ishte i qartë, duke shtuar: "Unë thjesht thashë se kemi nevojë për lojtarë cilësorë. Duhet më shumë për të mbuluar të gjitha ndeshjet, për të mbajtur vazhdimësinë, kjo është ajo për të cilën ne përpiqemi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat