James Rodríguez ka shprehur dëshirën të bashkohet me klubin spanjoll Valencia. Ai aktualisht është pjesë e klubit Al-Rayyan nga Katari.
"Nëse do të ishte në dorën time, do të shkoja atje (Valencia v.j.) në këmbë.
Por nëse do të shkoja në këmbë do të mbërrija vonë sepse atëherë tregu i transferimeve mbyllet. Seriozisht, është një klub i madh me një bazë të mirë tifozësh dhe tani ka ardhur edhe Cavani", ka thënë kolumbiani.
"Nëse ata duan që dikush të ndihmojë Cavanin, jam unë”.
Rodríguez në të kaluaren ka qenë pjesë e shumë klubeve të njohura evropiane, përfshirë edhe Real Madridin.