Të dielën në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit.
Suharekasit pasi arritën suksesin historik në Ligën e Konferencës, tani janë fokusuar në kampionatin vendor.
Përballë tyre do të jetë Prishtina e Ismet Munishit.
Tifogrupi i suharekasve, “Xhebrailat” kanë dalë me një njoftim para këtij derbi.
“Historia e re ka tani emrin tonë……Të dielën shkojmë në Prishtinë, të vazhdojmë kampionatin e pa konkurrencë. Bëhuni gati”, thuhej në njotimin e tyre.