Wolves ka zyrtarizuar transferimin e pestë në merkaton verore. Sasa Kalajdzic është lojtari më i ri i klubit anglez. Wolves e ka blerë sulmusin për shumën e 18 milion euro, ndërkohë që lojtari ka firmos një kontrtë pesëvjeccare me opsion rinovimi për një tjetër vit.
Për 25-vjeccarin ka pasur interes nga Man United, ndërsa sipas raportimeve në Gjermani ishin të intresuar Borussia Dortmund dhe Bayern Munich. Austriaku ishte pjesë e Stuttgart që prej vitit 2019, ndërsa në sezonin e fundit në 15 ndeshje ka shënuar gjashtë gola.
Në sezonin e ri që ka nisur, Kalajdzic ka luajtur tre ndeshje me Stuttgart në Bundesligë dhe ka regjistruar tre asist, ndërsa në sfidën e fundit përball Koln, lojtari nuk ishte i grumbulluar.
Kalajdzic ishte afrimi i pestë në merkato për Wolves.
Klubi anglez ende nuk ka arritur të marrë fitoren e parë në Premier League, pavarësisht se me zyrtarizimin e sulmuesit arrin në shifrën e 113 milion paund shpenzime.