Telashe pa fund për Juventusin

Futboll

Telashe pa fund për Juventusin

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 22:41
Telashe pa fund për Juventusin

Juventusi vazhdon të vuajë një “epidemi” dëmtimesh të pazakontë në këtë vit dhe i fundit që i është shtuar listës sot është titullari i portës bardhezi, Vojiçeç Sheznji. Gajtë ndeshjes kundër Specias, portieri polak është dëmtuar rëndë dhe ka lënë në barelë fushën e lojës.

Pas një goditje nga këndi, polaku mbërtheu topin por pastaj duke rënë në tokë, zuri këmbën keq.

Ai iu shtri menjëherë i alarmuar duke bërë shenjë për ndihmë dhe u kuptua qartësisht se ndrydhja ishte problematike pasi ai nuk i mbante lotët nga dhimbjet.

Mjekët e Juventusit i bblokuan me fasho menjëherë këmbën dhe ai u largua me barelë nga fusha, duke i bërë vend Perin. Tani pritet të mësohet se sa serioze është situata e tij, por kjo është padyshim një goditje për Juventusin në një periudhë kur dëmtimet nuk po lënë të qetë Alegrin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat