Liverpooli fiton në frymën e fundit në përballje me Newcastlen

Futboll

Liverpooli fiton në frymën e fundit në përballje me Newcastlen

Nga: K. Goca Më: 31 gusht 2022 Në ora: 22:56
Liverpooli

Skuadra e Newcastles gati shkakton befasi në stadiumin "Anfield".

Newcastle mposhtet më fund të takimit me rezultat 2:1 nga Liverpooli, në takimin e javës së pestë në Premier League në futboll.

Në minutën e 38-të, suedezi Isak kaloi në epërsi Newcastle-n.

Megjithatë në pjesën e dytë "Reds-at" barazuan rezultatin 1:1 me golin e Firminos në minutën e 61-të. 

Carvalho në minutën e 90+8 shënon për fitoren e Liverpoolit. 

Newcastle renditet në vend të 11-të me 6 pikë dhe Liverpooli është i pesti me 8.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat