Juventusi arrin Milanin në renditje. Ndalet Napoli

Futboll

Juventusi arrin Milanin në renditje. Ndalet Napoli

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 23:02
Juventusi

Juventusi ka fituar me shifrat 2-0 ndeshjen e javës së katërt të Serisë A ndaj Specias, edhe pse për të mbyllur sfidën i është dashur të prese vetëm minutat e fundit të sfidës dhe debutimin e Milik.  

Skuadra e Alegrit gjeti shpejt golin e avantazhit me goditjen e dënimit mjeshtërore të Vlahoviç.

Por më pas ajo shpërdori mundësi të mira shënimi dhe për të qenë e sigurt për fitoren u desh të priste debutimin e Milik, i cili tundi rrjetën vetëm pas pak minutazh aktivizimi si bardhezi. Kështu, Juventusi arrin Milanin, Lacion dhe Napolin në kuotën e 8 pikëve në renditje.

Pikërisht Napoli ishte ai i cili regjistroi barazimin e dytë radhazi në kampionat, i ndalur këtë herë në shtëpi nga Leçe. Kjo e fundit ishte shumë pranë avantazhit po hubi penallti e më pas u godit nga skuadra e Spaletit me Elmas.

Por Kolombo, ai i cili humbi penalltinë, shleu gabimin me një gjuajtje të shkëlqyer duke barazuar shifrat në 1:1, rezultat që rezistoi deri në fund të sfidës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat