Milani ka arritur marrëveshje të plotë me Barcelonën për mbrojtësin Sergino Dest.
Lojtari do të kalojë në “San Siro” në formë huazimi.
Lajmin e konfirmoi Fabrizio Romano, përmes një njoftimi në Twitter.
Brenda kësaj marrëveshjeje pritet të përfshihet edhe opsioni i blerjes për një shumë prej 20 milionë eurosh.