Valencia ka humbur një lojtar mjaft të rëndësishëm në merkato, me Karlos Soler që ka zgjedhur Paris SG-në. Largimi i Soler e ka lënë zbuluar Valencian.
Trajneri Gatuzo i ka kërkuar përforcime të tjera klubit, ndërkohë që një njohje e vjetër e kampionatit spanjoll u është vetofruar valencianëve.
Bëhet fjalë për mesfushorin kolumbian, Hames Rodrigez. Ish-lojtari i Realit të Madridit në La Liga është treguar i gatshëm të nënshkruajë me Valencian, nëse klubi spanjoll e vlerëson të arsyeshme.
Duke folur për “El Chiringuito” që nga Katari, mesfushori 31-vjeçar ka thënë: “Nëse Valencia më telefonon jam gati të kthehem në Spanjë, qoftë dhe me ulje page për të luajtur në të njëjtën skuadër me Kavanin”.