Është dita e fundit e merkatos, por ethet në Milanon zikaltër nuk kanë përfunduar. Pasi Stiven Zhang e hoqi nga merkatoja Milan Shkirniarin, gjërat kanë ndryshuar 180 gradë në 48 orët e fundit, kur PSG-ja është rikthyer në tratativa për mbrojtësit sllovakë.
Pas angazhimit të vetë presidentit Naser Al Khelaifi për të bindur homologun Stiven Zhang, topi u ka kaluar drejtuesve parisienë, që priten të dërgojnë një ofertë zyrtare ditën e sotme, e cila mund të mbërrijë në 70 milionë euro.
Interi ka kërkuar 80 milionë për 27-vjeçarin, por nuk përjashtohet mundësia që Zhang të bindet, të paktën siç raporton “L’Equipe”, sipas së cilës, në kampin francez ka besim për realizimin e kësaj goditjeje në minutën e fundit.
Por edhe Interi nuk ka kohën e mjaftueshme për të gjetur pasuesin e Shkriniarit, nuk përjashtohet edhe një goditje e zikaltërve, të cilët tani janë më sytë nga Zhang, që ka marrë në dorë frerët e merkatos.