Merkato është në orët e fundit të saj dhe Chelsea u sigurua të bënte një tjetër lëvizje “bingo”. “Blutë” e Londrës kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang nga Barcelona.
Mediet angleze raportojnë se Chelsea do të paguajë 10 milionë paund plus Marcos Alonso për të marrë sulmuesin 33-vjeçar.
Gabonezi pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare plus mundësinë e një viti shtesë me klubin e “bluve” të Londrës.
Aubameyang kaloi në janar te Barcelona dhe i ndihmoi shumë katalanasit në një nga momentet më të vështira të historisë së tyre, por me afrimet e reja, ku kryeson ai i Robert Lewandowskit, 33-vjeçari nuk pa më hapësira të mjaftueshme te skuadra e Xavit, ndaj dhe pranoi rikthimin në Premier League.