Para 44 viteve Mitrovica vlonte nga atmosfera, rreth 18 mijë shikues në stadiumin buzë Ibri në Mitrovicë, nuk kishte vend as për gjilpër, u takuan Trepça e Mitrovicës dhe Partizani i Beogradit, pikërisht me 10 maj të vitit 1978.
Java e 31-të, 10 maj, 1978
Trepça - Partizan 1:1 (0:0)
Stadiumi buzë Ibrit në MItrovicë.
Shikues: 18. 000.
Shënues: 0:1 Santraç (55') dhe 1:1 Savoviq (69').
Trepça: Mutibariq, Liljak, Radeviq, Rafet Prekazi, Rashiç, Miletoviq, Adnan Zeqiri (Radivojeviq 65'), Ramadan Cimili, Stoliq, Fisnik Ademi, Savoviq.
Partizani: Borota, Golac, Gjuroviq (Pejoviq 67'), Trifunoviq, Stojkoviq, Hatuniq, Zavishiq, Klinçarski, Santraç, Vukotiq, Boshko Gjorgjeviq (Xhevat Prekazi 67').
Ramadan Cimili, Rafet Prekazi, Adnan Zeqiri, Fisnik Ademi, Mishko Stoliq etj. u paraqitën standardë për Trepçën. Trepça barazoi me rezultat 1:1 me Partizanin, në takimin e javës së 31-të.
E veçanta e kësaj ndeshje ka qenë edhe përballja mes Prekazve! Futbollisti Rafet Prekazi i Trepçës me Xhevat Prekazin e Partizanit.
Trepça bie nga Liga e Parë ish jugosllave, me vetëm 24 pikë mbeti në fund të renditjes. Nuk qëndroi më shumë se një edicion, por që si vendas kishte shikueshmëri të madhe për nga kapaciteti që ka pasur stadiumi në atëkohë.