Kristiano Ronaldo ka kërkuar uljen në stol të kapitenit Herri Meguajër që sezonin e shkuar, por përpjekjet e tij janë injoruar nga ish-trajneri Ralf Rangnik.
“The Athletic” zbulon se portugezi ka krijuar tension në dhomat e zhveshjes, duke ndërhyrë edhe në formacionin e skuadrës.
37-vjeçari ishte pjesë e grupit të lojtarëve që shkuan te trajnerit Rangnik në qendrën stërvitore në shkurt, bashkë me Varanin dhe Pogbanë dhe i thanë gjermanit se Meguajër ishte pjesë e problemit të skuadrës.
Por Rangnik iu përgjigj se nuk është normale që shokët të flasin kështu për kapitenin e tyre, kur ai vetë nuk ishte prezent. Mësohet se disa lojtarë i kërkuan ndjesë Rangnikut pas këtij takimi.