Skuadrat shqiptare, lideri Struga Trim Lum dhe Shkëndija e Tetovës, patën një javë të mirë, Shkëndija fitoi me rezultat 3:1 në Kavadar ndaj Tikveshit, dhe Struga Trim Lum si vendas e mposhti me 2:1 Sileksin, me përjashtim Shkupi që dështoi (1:1) me Pobedën e Prilepit.
Lojtarët e skuadrave shqiptare dominojnë formacionin e javës në Maqedoni.
Struga Trim i Lum tregon ambicie për të fituar titullin kampion.
Është e qartë se skuadra e trajnerit Srgjan Zaharievskit këtë sezon ka synime jo vetëm evropiane, por edhe të kampionatit.
Pesë fitore nga pesë ndeshje, rrallë mund të mburret ndonjë skuadër, qoftë edhe Vardari dhe Shkendija kur ishin në ditët më të mira në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Djemtë e Zaharievskit janë një ndërthurje e rinisë dhe përvojës.
Tre lojtarë të Struga Trim Lum dhe tre të Shkëndijës, janë në formacionin e javës.
Formacioni i javës (java e 5-të) i përzgjedhur nga "Ekipa.mk": Tofilovski (Pobeda), Kasami (Struga TL), Manev (Akademia Pandev), Cikarski (Akademia Pandev), Shabani (Struga TL), Dita (Shkëndija), Hasani (Shkëndija), Galevski (Pobeda), Velkovski (Rabotniçki), Ibraimi (Struga TL) dhe Doriev (Shkëndija).